Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bum bujqësor, rafineria e Ballshit furnizon me avull serat

Kryeministri Rama i shoqëruar nga Ministri i Energjetikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri inspektoi rafinerinë e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh pas kalimit të saj në administrim të ri.

Riaktivizimi i saj përbën një ngjarje pozitive për ekonominë kombëtare, por edhe atë familjare, pasi punëtorët e saj rifituan punën.

Kreu i qeverisë theksoi se zgjidhja e problemit të punëtorëve me pagat e prapambetura ishte kushti kryesor për kompaninë e re që e mori në administrim.

Ajo që gjetëm ne ishte faktikisht, një situatë e tmerrshme ku jo vetëm rafineria nuk punonte më, por edhe ju kishit kaluar muaj e muaj pa marrë asnjë cent.

Në fakt këta shokët më treguan edhe përpëlitjet për të ushqyer familjen me lista nëpër dyqanet e zonës.

Kur ne kemi negociuar me këta investitorë, që dolën më të vendosurit dhe më seriozët për ta çuar këtë punë përpara, sepse kemi pasur gjithfarëlloj takimesh, gjithfarëlloj përpjekjesh, kushti ka qenë që ditën e parë, gjithë këtyre njerëzve siç ia premtova ju në takim, i duhen paguar rroga e prapambetur dhe duhen siguruar”tha Rama.

Rafineria gjeneron edhe avull në sasi të tilla që mund të furnizojë, sipas drejtuesve të saj, “të gjithë serrat e Mallakastrës. Sasia është kolosale.”

Kjo, për Kryeministrin, përbën një vlerë të shtuar në mbështetje të bujqësisë për të gjithë zonën e Mallakastrës.

Ne duhet ta synojmë këtë, të arrijmë sasinë e avullit që të furnizojmë gjithë serrat e Mallakastrës dhe t’i japim një bum gjithë zonës nga pikëpamja bujqësore.”

Ndërsa ministri Gjiknuri tha se kjo rafineri ka një histori të dhimbshme. “Një privatizim i dështuar, një faliment të një kompanie private dhe lënia jashtë çdo lloj interesi, jashtë çdo lloj vëmendjeje të të gjithë njerëzve, të cilët e kishin lidhur fatin me këtë rafineri.

Një nga sfidat që kishim si qeveri ishte rivënia në punë e përpunimit të naftës në vend, për arsye nga më të ndryshmet, por mbi të gjitha për punësimin e njerëzve dhe për ta mbajtur këtë aset strategjik që edhe Shqipëria, si shumë vende të tjera që kanë naftë, të ketë mundësi të prodhojë naftë.

Megjithëse ky është një biznes privat, ne nuk mund të mbyllnim sytë ndaj një problemi të madh social dhe detyra jonë dhe Kryeministri Edi Rama është investuar personalisht që rafinerisë të mos i mungojë nafta.

Vetëm biznesi që është rreth kësaj rafinerie, zinxhiri që nga furnizimi dhe pjesa tjetër prodhimi janë disa qindra milionë dollarë që janë pjesë e ekonomisë shqiptare”tha ai.

Pas rivënies në punë, uzina ka rinisur prodhimin e eurodieselit të standardit europian, benzinë super dhe derivate të tjera, sipas njoftimit.

Gjatë diskutimit të kënaqur me ri vënien në punë të uzinës janë shprehur edhe punëtorët.

Fati i keq i yni qe që ne ngelëm në mes të katër rrugëve. Azerbajzhanasit ikën duke lënë gjithë këtë kapital e këta njerëz në mëshirë të fatit. U munduam e trokitën në derën e Kryeministrit.

Na premtoi, do të bëjmë ç’është e mundur me mundësitë e fuqitë që kemi si shtet që rafinerinë e Ballshit, gjithë atë krahinë duke filluar nga Patosi në Tepelenë, ta vëmë në funksion dhe sot, ne jemi këtu ku jemi.

Sot ka dalë eurodieseli me 5ppm, çka do të thotë i standardit europian”tha një prej punonjësve.

Shqiptarja.com  04.11.2016