Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Thaçi nënshkruan ligjin për Trepçën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar sot se ka nënshkruar Ligjin për minierën e Trepçës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë rast, ai tha se Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale “vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne”.

Kreu i shtetit ka theksuar se Trepça ndikon në gjendjen ekonomiko-sociale të qytetarëve të Kosovës.

“Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës”, theksoi Thaçi.

Presidenti tha se u janë përgjithmonë mirënjohës minatorëve, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë.

Shqiptarja.com  31.10.2016