Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Serbia ka 20 mld USD borxh për Trepçën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, tha në Tribuna Channel se Serbia i ka borxhe të mëdha Kosovës.

Vetëm për Trepçën, sipas tij, Serbia ka jo më pak se 20 miliardë dollarë borxhe.

Mustafa ka kujtuar se Serbia, pos për Trepçën dhe dëmet e luftës, ka edhe borxhe të tjera të cilat asnjëherë deri më tani nuk ka marrë mundin që t’i shlyejë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se Serbia në vend që të merret me çështjen e ligjit për Trepçën, më mirë do të ishte të merrej me obligimet që ka ndajë Kosovës.

Çështja e borxheve, sipas tij, është hapur qysh në bisedimet e Vjenës.

Gazeta Tribuna,  20.10.2016