Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Edhe çmimet e naftës shënojnë rënie

Çmimet e naftës të cilat kanë shënuar një rritje në këto 4 javët e fundit kanë ndihmuar edhe në uljen e inflacionit global.

Por mëngjesin e ditës së sotme ato shënuan rënie, me treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, që ranë me 0.5 për qind duke u tregtuar me 50.10 dollarë për fuçi.

Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 0.3 për qind duke u tregtuar me 51.81 dollarë për fuçi.

Disa “lojtarë” kyç të tregut janë të shqetësuar për një rritje të mundshme të oreksit të investitorëve pas deklaratë së kryeministrit Haider al-Abadi për të rimarrë Mosulin, kryeqytetin e shtetit islamik të ashtëquajtur si kalifati i Irakut.

Revista Monitor,  17.10.2016