Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nikoliç: Nuk bëjmë lëshime për Trepçën

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka thënë se “ajo që shqiptarët e Kosovës janë duke bërë me pronën e Trepçës dhe kodit telefonik është grabitje dhe uzurpim, prandaj ne nuk mund të pajtohemi me këtë”.

Nikoliç tha se ‘vija e kuqe’ është shkelur, dhe ky mesazh duhet të dërgohet tek autoritetet e Prishtinës dhe BE-së.

“Ne kemi bërë shumë lëshime me shqiptarët e Kosovës. Limiti duhet të vendoset diku, për këtë arsye ne nuk do të bëjmë lëshime për çështjen e Trepçës dhe kodit telefonik”, ka deklaruar Nikoliç.

Ai ka thënë më tej se “Serbia nuk duhet të pranojë kushtet që vendosen për vazhdimin e negociatave në Bruksel”, raporton ‘Tanjug”.

Revista Monitor,  12.10.2016