Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqia miraton privatizimin e shërbimit të energjisë

Parlamenti grek ka kaluar ligjet që do t’i hapin rrugë paketës së ndihmës prej 2.8 miliardë dollarësh që do të jepet në javët e ardhshme.

Paketa ligjore, e cila u miratua me 152 vota pro, përfshin privatizimin e shërbimit të ujësjellësit dhe energjisë, duke liberalizuar kështu dhe tregun e energjisë elektrike.

Në total, përfshihen 13 ligje nga 15, të cilat qeveria vendosi që t’i adaptojë në maj në përfundim të rishikimit të programit të shpëtimit me BE-në, Mekanizmit të Stabilitetit Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Javën e kaluar, deputetët miratuan dhe dhënien me koncesion të një pjese të madhe të aeroportit kombëtar të Athinës. Sipas marrëveshjes në maj, dhe pas miratimit të dy projektligjeve paraprake mbi pensionet dhe tatimet, Greqia mori 7.5 miliardë euro nën këstin e detyrimeve të saj dhe për të ndihmuar në detyrimet e prapambetura të brendshme.

Një këst i dytë prej 2.8 miliardë eurosh do të disbursohet pas së enjtes.  Vendimi mund të merret nga Eurogrupi më 10 tetor, në qoftë se kreditorët janë të kënaqur me detajet e masave.

Revista monitor,  04.10.2016