Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Makinat elektrike, për një transport të gjelbër

Sipas, një vlerësimi të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), shtimi i përdorimit të makinave elektrike në Europë, do të sjell në mënyrë të konsiderueshme reduktimin e emetimeve të gazeve serë.

Sipas Hans Bruyninckx, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Europiane të Mjedisit: “Automjetet elektrike, që vihen në lëvizje nga burimet e rinovueshme të energjisë mund të luajnë një rol ndërmjetës në planet e BE-së për të lëvizur drejt një sistemi të gjelbër, transporti të qëndrueshëm dhe në përmbushjen e qëllimit të saj për të reduktuar emetimet e gazit nga 80-95 përqind deri në vitin 2050. Megjithatë, automjetet elektrike, nuk do të jenë të mjaftueshme për të sjellë një ekonomi me karbon të ulët”.

Informimi mbi përdorimin e makinave elektrike, synon evidentimin e ndikimit të skenarëve të ndryshëm që marrin parasysh rritjen e përdorimit të makinave elektrike dhe efektin e tyre në sistemin energjetik të Bashkimit Evropian si dhe në emetimet e gazeve serë e të ndotësve të tjerë të ajrit.

Disa skenarë janë hulumtuar, duke përfshirë edhe një model ku makinat elektrike do të jenë në masën 80 përqind deri në vitin 2050. Nevoja për përdorim edhe më të gjerë do të jetë e nevojshme, nëse sektorët e tjerë si: industria apo familjet nuk do të marin masat e duhura, në përmirësimet e planifikuara të efiçiencës së energjisë.

Automjetet elektrike do të reduktonjë ndjeshëm emetimet e përgjithshme të disa ndotësve të ajrit si oksidet e azotit (NOx) dhe grimcat (PM).

Ekolëvizja,  02.10.2016