Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës vazhdojnë rritjen

Edhe mëngjesin e ditës së sotme çmimet e naftës shënuan rritje duke lënë pas humbjen në sesionin e kaluar.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 12 cent duke u tregtuar me 46.09 dollarë për fuçi, duke lënë pas rënien prej 2.9 për qind në sesionin e kaluar.

Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, shënuan rritje. Ata u rritën me 5 cent duke u tregtuar me 44.72 dollarë për fuçi.

Anëtarët e Organizatës së Vendeve Ekportuese të Naftës janë duke zhvilluar edhe takime informale.

Ata po takojnë edhe prodhues të tjerë që nuk janë pjesë e Organizatës së Vendeve Ekportuese të Naftës paralelisht me periudhën e zhvillimit të takimit 3-ditor të Forumit të Eenrgjisë Informale që do të përfundojë sot.

Revista Monitor,  28.09.2016