Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës shënojnë rënie

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe prodhuesve të tjerë të naftës të drejtuar nga Rusia janë dukë zhvilluar takime informale përpara se të mbahet forumi i energjisë në Algjeri më 28 shtator.

Por tregjet vazhdojnë të jenë skeptike në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 27 cent, duke u tregtuar me 47.08 dollarë për fuçi.

Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, shënuan rënie. Ato ranë me 13 cent, duke u tregtuar me 45.80 dollarë për fuçi, pas rritjes prej 3.3 për qind në sesionin e mëparshëm.

Revista Monitor,  27.09.2016