Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

2050: Një në dy europianë do e prodhojë vetë energjinë

Sipas një studimi të fundit të përgatitur nga Greenpeace, brenda vitit 2050, rreth 45% e njerëzve mund të arrijnë autonominë energjetike në Bashkimin Europian.

Pra, në harkun e tre dekadave të ardhshme, sipas greenpeace, thuajse gjysma e qytetarëve europianë do të jenë në gjendje të prodhojnë vetë energjinë, duke mbuluar kështu 50% të kërkesës.

Sipas organizatës, kjo gjë pritet të vijë falë rritjes eksponenciale të burimeve energjetike të rinovueshme. Deri në vitin 2030, një në pesë qytetarë europianë mund të jetë autonom sa i përket energjisë.

Mes vendeve të ndryshme të Europës patjetër që ka, dhe do të ketë edhe në të ardhmen, diferenca të theksuara. Në vend të parë, sa i përket prodhimit autonom të energjisë nëpërmjet burimeve të rinovueshme qëndron pikërisht Suedia.

Në vitin 2050, tregon studimi, 79% e qytetarëve suedezë mund të mbulojnë vetë kërkesën e tyre për energji. Letonia ndërkohë njeh rritjen më të madhe, dhe projektohet që kjo normë të arrijë deri në 83%.

Scan Tv,  26.09.2016