Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftës shënuan një rritje ditën e sotme, e ndikuar kjo edhe nga dobësimi i dollarit amerikan.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 42 cent ose 0.9 për qind, duke u tregtuar me 45.76 dollarë për fuçi. Kontratat fituan pothuajse 3 për qind më shumë se një ditë më parë.

Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, shënuan rritje ditën e sotme. Ata u rritën me 39 cent ose 0.8 për qind, duke u këmbyer me 47.22 dollarë për fuçi.

Revista Monitor,  22.09.2016