Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta shënon rënie

Pas niveleve të larta që prekën ditën e djeshme, çmimet e naftës e nisën ditën e sotme në rënie.

Një gjë e tillë erdhi si pasojë e skepticizmit të një pjese të madhe të investitorëve, të cilët nuk besonin se vendet e OPEC-ut do të ngrijnë prodhimin, si pasojë e mbingopjes së tregut.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 0.4 për qind, duke u tregtuar me 45.79 dollarë për fuçi.

Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikanë, WTI, pësuan një rënie prej 0.6 për qind duke u tregtuar me 43.05 dollarë për fuçi.

Revista Monitor,  20.09.2016