Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgaria, dëmshpërblim Rusisë për centralin “Belene”

Deri në fund të këtij viti, Bullgaria duhet të kthejë pjesën më të madhe të borxhit ndaj Rusisë lidhur me planin e dështuar për ndërtimin e centralit bërthamor “Belene”. Zëvendësministri rus i Drejtësisë, Sergej Gerasimov, në një intervistë për “TASS”, dhënë pas takimit të Komisionit ndërqeveritar bullgaro-rus për bashkëpunim shkencor-teknik në Varnë, theksoi se temë kryesore e bisedimeve ishte çështja për kompensimin e shpenzimeve dhe humbjeve.

Në pajtim me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, për shkak të anulimit të projektit, Bullgaria do të duhet t’i paguajë Rusisë dëmshpërblim prej 620 milionë eurosh.

Në takimin në Varnë është arritur marrëveshje që pjesën më të madhe të kësaj shume, përkatësisht 400 milionë euro, Bullgaria ta paguajë deri një fund të vitit 2016.

Gerasimov theksoi se në takim, përfaqësuesit bullgarë kanë treguar interes për bashkëpunim të mëtejshëm bilateral në fushën e energjisë bërthamore.

Revista Monitor,  19.09.2016