Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Defektet nga moti, 1200 punonjës në terren

Si pasoje e motit të keq me shira dhe erëra të forta që përfshiu vendin gjatë natës së djeshme pati një numër të konsiderueshem problemesh me energjinë ku janë stakuar një seri fiderash me defekt.

Sipas OSHEE gjëndja më problematike paraqitej në zonat rurale të Shkodres, Fierit, Durrësit, Tiranës, Vlorës dhe Burrelit. Gjatë orëve të para të paradites gjendja është përmiresuar ndjeshëm ( saktësisht 84% përmirësim situate) pasi janë vendosur në punë pjesa më e madhe e fiderave difektozë.

Sipas kompanisë së shpërndarjes në terren janë 1200 punonjës në gatishmëri për të ndërhyrë ndaj çdo situate por edhe për të riparuar pjesën e mbetur të defekteve si pasojë e motit.

Nga një analizë e post-situatës kompania vlerëson se linjat që furnizojnë spitalet, apo insitucionet kanë qenë të gjitha në punë. Një vëmendje e veçantë po i kushtohet pjesës së linjave që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret të cilët në kushtet e rënduara të motit duhet të jenë në punë për të shmangur përmbytjet dhe për të mos përsëritur precedentë të mëparshëm. 

Scan TV,  07.09.2016