Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Standardet në ndërtim, u shitën 1865 përfshirë sigurinë nga gazi

Përgjithësisht paniku mbi çatinë që kemi në kokë na kap vetëm kur ndjejmë lëkundjet e një tërmeti apo përplasjet e një stuhie.

Jo në pak raste eksertët kanë ngritur dyshime mbi mënyrën sesi janë ndërtuar qindra mijëra ndërtesa në gjithë vendin por ende nuk ka një studim tërësor për standardin që përmbush secila. Lidhur me ndërtimet, ekzistojnë standarde që duhet të plotësohen që nisin që me materialet e deri tek parametrat e objektit.

Jo rastësisht ndërtimi është një ndër sektorët që i shiten edhe më shumë standarde. Këtë pjesë e kryen Drejtoria e Standardizimit që është nën varësinë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Të dhënat tregojnë se sektorit të ndërtimit dhe atij të enëve nën presion, pra bombolave të gazit u janë shitur nga 1 janari 2015 deri në 28 dhjetor 2015 plot 1865 standarde “nga të cilat 1.601 janë standarde Europiane, kryesisht të fushave të ndërtimit dhe sigurinë e pajisjeve nën presion (bombolat e gazit për ngrohje e përdorim shtëpiak)” thuhet në dokumentin e Drejtorisë së Standardizimit.

Kjo tregon deri diku edhe ndërgjegjësimin që ka zbatimi i standardeve në ndërtim përfshirë edhe pjesën e rezistencës ndaj tërmeteve. Edhe gjatë këtij viti theksi nga kjo drejtori është vënë në organizimin e tryezave me grupe interesi ku mes të tjerave edhe sektori i ndërtimit për të adoptuar dhe diskutuar standarde të reja.

Scan Tv,  01.09.2016