Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shehu: Bashkia do paguajë energjinë për familjet në nevojë

Kandidati për kryebashkiak të Dibrës Sherefedin Shehu u takua me banorë të fshatrave Rreth-Kale,  Vajmëdhej dhe Reç ku ka thënë se, bashkia e drejtuar prej tij do të paguajë energjinë elektrike për të gjitha familjet në varfëri ekstreme.

Shehu u njoh dhe me shqetësimin e banorëve për furnizimin me energji. Banorët u ankuan se dhe pse ua kanë ndërprerë energjinë, pasi s’kanë mundësi ta paguajnë, faturat vazhdojnë t’u vijnë. Ata treguan se së fundmi punonjësit e OSHEE –së u kanë premtuar lidhje të energjisë në këmbim të votës, por u shprehën të bindur se pas zgjedhjeve do t’ua presin sërish.

Banor: Tre muaj ja kanë prerë dritat por i vinte fatura edhe pse i kishin prerë.

Banor: Po dhe mua mi kanë prerë e tani thonë më jep votën, të japi dritat. Këto metoda përdorin.

Banor:  Na koritën (turpëruan) vendin, tokën dhe njerëzit në vorre (varre). Duke e njohur njeri pa familje, pa edukatë, pa moral, hajdut, jepëm votën, çfarë kërkon populli më?! Duhen larguar një orë e më parë.

Shehu theksoi se në Bashkinë e Dibrës nuk do të ketë më asnjë familje që do të rrijë në errësirë se s’paguan dot energjinë. Bashkia do të vërë në dispozicion një fond të posaçëm për familjet në pamundësi ekonomike për t’u paguar faturën e energjisë që fëmijët të kenë mundësi të mësojnë në dritë.

Sipas tij, infrastruktura rrugore dhe bujqësore si dhe furnizimi me ujë  janë problemet parësore të banorëve.

Shehu theksoi se ndërmarrjet e Bashkisë, ajo e Mirëmbajtjes, Ujësjellësi dhe Bordi i Kullimit do të vihen në punë 24 orë për t’u shërbyer banorëve, në përmirësimin e infrastrukturës, ujësjellësin dhe riparimin e pastrimin e  kanaleve vaditëse

“Në postin e kryebashkiakut që në ditën e parë do të punoj për lidhjen e ujësjellësit nga lagjja Sheh i Sipërm me Sopanitin. Do të vazhdojmë zgjatimin e kanaleve vaditës, riparimin dhe pastrimin e tyre. Këtë do ta bëj me bordin e kullimit që i është transferuar Bashkisë. Dhe e kam unë të drejtën për të marrë vendimin se ku do t’i përdor ato njerëz dhe ku do t’i përdor ato para.Infrastruktura për mua do të ndahet në dy kategori. Infrastruktura e fshatrave që sot nuk ju sheh kush me sy kur bashkia ka një ndërmarrje të mirëmbajtjes së rrugëve. Ata njerëz do të marrin rrogat për të punuar për ju. Por ka edhe projekte të mëdhaja dhe ato janë projektet e zhvillimit. Unë do të bashkëpunoj me institucione ndërkombëtare për ti realizuar,”

Sot News,  30.08.2016