Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, miniera “Zletova” rinis punën

Miniera e plumbit dhe zinkut “Zletovë”-Probishtip ka rinisur nga puna. Sipas marrëveshjes me koncesionarin e ri , kompaninë bullgare “Minstroj”, me qeverinë e Maqedonisë nga puna duhet të rifillojë edhe miniera “Toranica”-Kriva Pallankë.

Në thirrjen publike nga qeveria për dhënien me koncension për eksplorimin e mineraleve për “Zletovë” dhe “Toranica”, pas shpalljes së falimentimit dhe likuidimit nga koncesionisti paraprak “Indo minerali”, “Minstroj” dorëzoi ofertë më të lartë. Koncensionari i “Bullmak 2016″ do të investojë në minierën “Zletovë” dhe “Toranicë” 2 milionë euro.

Në nënshkrimin e marrëveshjes me Qeverinë në prill të këtij viti, udhëheqësia paralajmëroi se do t’i rifillojë minierat, do t’i mbajë në punë 1.000 të punësuarit dhe se do t’i paguajë pagat e mbetura.

Zhurnal,  29.08.2016