Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vazhdon rënia e çmimeve të naftës

Çmimet e naftës shënuan rënie këtë të premte.

Çmimet referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 21 cent duke u tregtuar me 49.46 dollarë për fuçi.

Edhe çmimet referencë për naftën e papërpunuar europiane shënuan rënie me 10 cent, duke u tregtuar me 47.23 dollarë për fuçi.

Ministri i Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih, u shpreh për Reuters se tregu nuk ka nevojë për asnjë ndërhyrje duke shtuar gjithashtu se ai ishte në rrugën e duhur.

Kjo situatë do të diskutohet edhe në mbledhjen që do të mbahet më 26-28 shtator, ku do të marrin pjesë anëtarët e Organizatës së Vendeve të Eksportuese të Naftës (OPEC).

Revista Monitor,  26.08.2016