Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH në Gusht, shitje 656 mijë euro

Korporata Elektronergjetike Shqiptare ka vijuar procesin e optimizimit gjatë muajit gusht duke shitur energji në fasha orare që përfshijnë pikun me çmim më të shtrenjtë dhe duke blerë në fasha ku konsumi është minimal.

Të dhënat tregojnë se nga 10 gushti deri në 31 gusht blerja nga privatët për të cilën është lidhur kontratë të jetë 16 500 MW me një total arkëtimesh mbi 511 mijë euro dhe me një kosto mestare prej 30 eurosh për mëh energji.

Nga ana tjetër KESH ka shitur 16 632 mwh energji tek kompanitë e interesuara me një kosto mestaare prej 39.5 mwh energji. Procedura e optimizimit është një procedurë standarde që ndiqet nga Korporata dhe që i shërben përdorimit sa më efikas të ujit të kaskadës.

Kjo do të thotë që pas plotësimit të konsumit në vend KESH ka të drejtë që tepëricën ta shesë në treg të lirë përmes çmimeve të ankandit. Sakaq mund të ulë prodhimin duke e plotësuar kërkesën me import në kushtet kur gjen çmime më të lira duke ruajtur rezervën hidrike.

Scan TV,  25.08.2016