Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Matësa inteligjentë për leximin e energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po implementon një sistem të ri shërbimesh, që kanë të bëjnë me matësit inteligjentë. Mësohet se është hapur një tender prej 468 milionë lekësh të vjetra për këtë shërbim, ndërsa hapja e ofertave do të bëhet më 15 shtator.

Kompania OSHEE kërkon të prokurojë shërbimin GSM M2M “GPRS Intranet dhe CSD” për realizimin e dërgimit të të dhënave të leximit nga PDA e lexuesve në qendrën e menaxhimit të leximit dhe shërbimin CSD për leximin në distancë të matësve inteligjente. Qëllimi i këtij projekti është blerja e shërbimit GSM kompleks për      GPRS, për dërgimin e të dhënave nga PDA në qendër, dhe CSD, për leximin në distancë të matësve inteligjent.

Ofruesi i këtij shërbimi do të jetë një kompani, e cila do të sigurojë një rrjet të qëndrueshëm për transmetimin e të dhënave on-line, duhet të ketë mbulim në mbi 95% të të gjithë territorit të Shqipërisë dhe duhet të plotësojë të gjithë parametrat e përcaktuar në specifikimet teknike bashkëlidhur.

Të gjithë lexuesit e kompanisë OSHEE sh.a në Shqipëri lidhen online me sistemin e menaxhimit të leximit, nëpërmjet shërbimit GPRS Intranet. Kjo lidhje shërben për komunikimin e PDA-së së lexuesit me serverët e sistemit të menaxhimit të leximit të kompanisë OSHEE sh.a.

Të gjithë matësit inteligjentë që kompania ka në funksionim duhet të lexohen online nëpërmjet teknologjisë së shërbimit CSD. Nëpërmjet lidhjes CSD krijohet lidhja e serverit AMR (Automatic Meter Reading) me matësit inteligjent.

Gazeta Dita,  25.08.2016