Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie nafta për shkak të mbingopjes së tregut

Çmimet e naftës shënuan rënie këtë të martë si pasojë e mbigopjes së tregut.

Çmimet referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent,  u tregtuan me 48.86 dollarë për fuçi, duke rënë me 30 cent ose 0.61 për qind, nga mbyllja e tyre e fundit.

Edhe çmimet referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, pësuan një rënie prej 40 centësh ose 0.81 për qind duke u tregtuar me 47.01 dollarë për fuçi.

Sipas anëtarëve të OPEC-ut (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) dhe disa prodhuesve të tjerë si Rusia,  një prej zgjidhjeve të mundshme të kësaj situate është ngrirja e prodhimit në nivelin aktual, gjë kjo e cila do të balanconte edhe kërkesën me prodhimin.

Revista Monitor,  23.08.2016