Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, fillon ndërtimi i minierës në Kazandol

Kompania Sardiç MC pas hulumtimit 2 vjeçar filloi ndërtimin e kompleksit të minierës në Kazandol, Vllandovë. Është hera e parë pas 40 viteve që në Maqedoni do të ndërtohet një minierë. Investimi është anglez. Kompania maqedonase Sardiç MC, e cila duhet të realizojë investimin prej 35 milionë eurove dhe të realizojë vetëm në shtatë vitet e para të ardhura prej afro 135 milionë eurove ose rreth 20 milionë euro në vit.

Kështu në intervistën për MIA theksoi Genadij Siçov nënkryetar i Koper Investment dhe Boshko Sërbinovski drejtor i Sardiç MC.

Ai shtoi se ajo që i ka tërhequr në Maqedoni është cilësia e minierës, kushtet e volitshme klimatike, insfrastruktura dhe klima investuese.

Në Kazandol, siç thotë në intervistë janë konfirmuar rezervat prej 33 milionë tonë sasi mineralesh. Deri më tani janë konfirmuar për 20 vjet eksploatacion. Për shtatë vitet e para siç thot Boshko Sërbinovski është paraparë saktësisht si dhe cila pjesë e mineraleve do të trajtohet. Kapaciteti i minierës është 4000 tonë minerale.

Deri më tani janë investuar 8 milionë euro, ndërsa është vlerësuar në 35 milionë euro.

Siç thekson Sërbinovski bëhet fjalë për minierë ku do të përdoret teknologjia bashkëkohore nga “Autotek” e Finlandës e cila nuk do të ketë ndikim negativ në mjedisin e jetesës.

Ai shtoi se në fabrikën që do të ndërtohet në kompleks do të angazhohen 100 veta, ndërsa në mënyrë indirekte në tërë kompleksin do të angazhohen 250 veta.

Sipas tij hapja e kompleksit të minierës do të kontrobuojë për rritjen e konsumimit në rajon, ndërsa ka rëndësi edhe të ardhura për shtetin.

Priten që prodhimet e para të katodave të bakrit të fillojë për një vit. Prodhimtaria do të plasohet në tregun evropian.

Kompania hulumton edhe në afërsi të Staro Nagoriçane ku hulumtimet tregojnë se ka rezerva të bakrit, arit, argjendit dhe molibdenit, ndërsa vlerësimet janë se resurset janë 10 herë më të mëdha se në Kazandol.

Zhurnal.mk  19.08.2016