Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, 817 makina lëvizin me gaz

Në Kosovë dihet sa pompa të derivateve të naftës janë, po ashtu dihet edhe sa automjete qarkullojnë e të cilat përdorin për lëndë djegëse gazin (plin), por nuk dihet sasia dhe cilësia e gazit kur furnizohemi nëpër pompa, pasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk ka pajisje, e as staf për të verifikuar sasinë dhe cilësinë gazit që përdorët për makina dhe në familje.

Sipas statistikave zyrtare në Republikën e Kosovës janë rreth 293 mijë automjete që qarkullojë, ndërsa, prej tyre 817 janë që përdorin gazin për lind djegëse, shkruan Telegrafi.

“Totali i automjeteve qe janë në qarkullim dhe që janë valide është 292,685 ndërsa automjete me gaz janë 817”, kanë thënë në përgjigjet për Telegrafin nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Telegrafi,  19.08.2016