Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

‘Rosen’ do furnizojë TAPin me pajisje

Kompania gjermane “Rosen Group” do të furnizojë me pajisje që do të bëjnë të mundur procesin e parakomisionimit për kompaninë “Spiecapag”. Ky proces parashikon procesin e testimit të tubave të gazsjellësit. Ai realizohet me anë të një produkti që mund të jetë në gjendje të gaztë, të lëngët etj., dhe përmes tij matet aftësia transportuese e tubave.

Nga ana tjetër, kompania gjermane do të furnizojë edhe me pajisje gjurmimi si dhe aksesorë të tjerë të mundshëm.

Projekti TAP parashikon që të transportojë gaz në fazën e dytë të operimit të fushës së Shah Deniz në Azerbajxhan drejt Europës.

Në total, gazsjellësi do të jetë 870 km i gjatë.

Revista Monitor,  17.08.2016