Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vrau elektriçistin e OSHEE, gjykata e lë në burg

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg autorin e vrasjes së elektricistit, Zamir Velaj, tre ditë më parë. Martin Zefi qëlloi për vdekje elektricistin në fshatin Oblikë, pasi ai i preu energjinë elektrike.

Zefi ishte debitor ndaj OSHEE dhe prej një jave nuk kishte drita.

Përpara trupit gjykues, Zefi ka shpërthyer në lot duke kërkuar mëshirë, ndërsa ka pretenduar se krimin e ka kryer prej kushteve të rënda psiqike.

Kërkoj mëshirë nga ju. Krimin e kam kryer në kushtet e depresionit të madh psikologjik. Isha edhe në gjendje të dehur”, ka thënë Zefi.

Megjithatë, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë të arrestit me burg për Zefin. Prokuroria e akuzon atë për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Zamir Velaj u qëllua tre herë me thikë nga Martin Zefi. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, por nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra.

Shqiptarja.com  15.08.2016