Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, punimet në Fier fillojnë në fund të muajit

Në fund të muajit korrik pritet të nisin punimet për krijimin e kushteve teknike për vendosjen e tubave të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline. Lajmi u bë i ditur nga burizmet zyrtare të këtij projekti. Mësohet gjithashtu se pjesa më e madhe e tubave që do të përshkojnë territorin shqiptar (13,000 copë në total) tashmë ka mbërritur. Sjellja e tubave dhe gërmimet për vendosjen e tyre janë dy procese që do të ecin paralelisht. Ndërkohë rreth 80% e rrugëve dhe urave ndihmëse kanë përfunduar.

Së fundmi TAP, ka shpallur fituese kompaninë që do të realizojë mbështjelljet e çelikut, pllakat dhe tubat UOE për konsorciumin grek Corinth Pipeworks Pipe Industry SA (CPË) dhe Marubeni-Itochu Steel Inc. (MISI).

Kompania fituese është japonezja JFE Steel Corporation, do të furnizojë me material çeliku projektin TAP në Europë dhe gjithashtu do të shërbejë si një nga nënkotraktorët më të mëdhenj.

Sipas burimeve zyrtare të TAP, JFE Steel do të prodhojë pjesët e çelikut në dy fabrikat në Fukuyama dhe Keihin.

Shiritat e çelikut dhe pllakat do të nisin të transportohen në fund të 2016-ës përmes via MISI to CPË, për t’u kthyer më pas në tuba.

JFE Steel Corporation prodhon hekur dhe nënprodukte të saj. Ajo është themeluar në vitin 1950 dhe e ka qendrën në Tokio të Japonisë.

Ndërsa qeveria shqiptare parashikon që të ketë gati gjatë periudhës tetor – nëntor të këtij viti draftin final të Masterplanit të gazit që do të përcaktojë rregullat e tregut shqiptar. Në prezantimin e parë të draftit u bë e ditur se konsumi i gazit në Shqipëri deri në vitin 2020 do të arrijë në 1.4 miliardë metër kub, nga të cilat 551 milionë metër kub do të përdoren nga familjarët.

Revista Monitor,  13.07.2016