Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë

Një ditë pas shpërthimit të gazit në një pikë furnizimi me gaz në qytetin e Vlorës, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e pronarit të kësaj pike.

Siç raporton policia e qytetit bregdetar, në pranga ka rënë Gazmor Lelo 41-vjeç, pasi ditën e djeshme shpërtheu gazi ku u plagosën dy persona, konkretisht: N.C 67-vjeç dhe Gj.Xh 53-vjeç.

Një ditë më parë pika e furnizimit me gaz në lagjen “Partizani” të qytetit të Vlorës shpërtheu, por fatmirësisht  nuk ka pasur viktima. Menjëherë pas ngjarjes, sherbimi zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit duke mos lejuar përhapjen e tij.

Shpërthimi ndodhi në momentin kur po mbushej një bombol gazi.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe ISHTI ku ka thënë se pika e furnizimit të gazit ka qenë e palicencuar.

Ja komunikata e policisë

Policia arreston në flagrancë pronarin e pikës së furnizimit të gazit, në lidhje me incidentin e djeshëm për shpërthimin e bomboles së gazit.

Arrestohet shtetasi:

Gazmor Lelo, 41 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për shkeljen e rregullave të caktuara për mbajtjen, përdorimin, ruajtjen dhe shitjen e prodhimit të lëndëve djegëse (gaz), pasi diten e djeshme rreth orës 17:35, në dyqanin e tij (pikë furnizimi me gaz) ka shpërthyer një bombël gazi, e cila për pasojë ka plagosur 2 shtetas; N.C., 67 vjeç dhe shtetasin tjetër me inicialet Gj.Xh., 53 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal disa minuta më vonë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal duke marrë ndihmë mjeksore, jasht rrezikut për jetënMaterialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” ne ngarkim te ketij shtetasi.

Shqiptarja.com  12.07.2016