Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Si po ndryshon kreditimi nga turizmi tek gazi

Ka një ndryshim të mënyrës sesi po financohen sot sektorët e ekonomisë nga bankat në vend. Kjo patjetër është e lidhur me planet që bizneset respektive paraqesin që në shumë raste sikurse është nënvizuar nuk përmbushin gjithë elementët.

Por sjellja e bankave në kredtim duket se i është përshtatur kushteve të reja të ekonomisë. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re e dhënë po financon sektorë të ndryshëm nga ato që janë financuar tradicionalisht.

Kështu surpriza e majit është grupi i hoteleve dhe restoranteve që për herë të parë të paktën që nga janari i vitit 2015 arrin në një nivel kreditimi prej 1.5 miliardë lekë në maj të 2016. Industria nxjerrëse e cila në fakt po vuan pasojat e çmimit të naftës apo edhe mineraleve është kredituar minimalisht gjatë pesë muajve të vitit 2016 me vetëm 9.7 milionë lekë në maj.

Gjatë vitit 2015 muaji më i mirë i kredisë së re për këtë sektor ishte korriku me 1 miliardë lekë dhe para tij janari me mbi 800 milionë lekë. Janar-maj 2016 muaji me financimin më të mirë të industrisë nxjerrëse është prilli me 310 milionë. E ndërsa industria nxjerrëse spo kalon ditë të mira me atë përpunuese po ndodh e kundërta.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në pesë muaj të 2016 ka një qëndrushmëri në financim pothuajse të ngjashëm me vitin e kaluar. Mestarisht nga janari në maj kreditimi ka qenë mes 927 milionë dhe 2.9 miliardë lekë. Prodhimi, shpërndarja e energjisë elektrike, e gazit dhe e ujt ka marrë një pejsë të mirë të kredisë së re totale të dhënë nga bankat.

Duket se kjo është në një ritëm me nismat në sektorin energjetik por nuk përjashtohet as efekti që ka fakti që në Shqipëri tashmë do të kalojë një gazsjellës. Në muajin prill grupi i prodhimit shpërndsrjes së energjisë gazit dhe ujit përfitoi pjesën e luanit në kredinë e dhënë nga banakt duke marrë plot 5.9 miliardë lekë. Kjo është shifra më e mirë të paktën nga janari 2015.

Një vit më parë ky sektor muajin më të mirë të kreditimit ka pasur korrikun me 2.7 miliardë lekë. Ndërtimi ka mbetur një sektor stabël i kredituar pak a shumë njëlloj si në vitit 2015 ashtu edhe në pesë muajt e vitit 2016.

Në maj 2016 të dhënat trgojnë se ky sektor u krediua me 1.6 miliardë lekë. Tregtia, riparimi i automjeteve dhe artikujve shtëpiake duket se ka qenë po ashtu në nivele të qëndrueshme financimi në pesë muajt e vitit 2016 ku vetëm në maj janë 9.7 miliardë lekë kredi e re e dhënë për këtë sektor.

Ndërmjetësim monetar dhe financiar ka shënuar nivelin më të ulët të kredisë së dhënë për të në harkun e 17 muajve ku në maj ky nivel ishte 140 milionë lekë. Bujqësia nga ana tjetër shfaqet e qëndrushme në kreditim nga bankar gjatë vitit 2016 por disi me financim më modest nëse krahasimin e bëjmë me vitin e kaluar.

Në prill është edhe niveli më i lartë i kredisë dhënë këtij sektori gjatë vitit 2016 me 428 milionë lekë kurse më i dobëti marsi me 100 milionë lekë që është edhe vlera më e ulët nga janari 2015. 

Scan TV,  08.07.2016