Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zvarritet projektligji për Trepçën

Janë bërë dy vjet që përfaqësues të institucioneve kanë premtuar miratimin e një ligji të veçantë, ndërsa në mars të këtij viti Qeveria kishte formuar një komision, i cili do të merret me hartimin e Projektligjit për “Trepçën” dhe në krye të tij është caktuar ministri, Blerand Stavileci.

Projektligji për gjigantin metalurgjik “Trepça” vazhdon të zvarritet edhe më tutje. Janë bërë dy vjet që përfaqësues të institucioneve kanë premtuar miratimin e një ligji të veçantë, ndërsa në mars të këtij viti Qeveria kishte formuar një komision, i cili do të merret me hartimin e Projektligjit për “Trepçën” dhe në krye të tij është caktuar ministri, Blerand Stavileci.
Kryeministri Mustafa kishte kërkuar nga grupi ndërministror që projektligji të jetë i gatshëm deri në fund të muajit maj. Por pavarësisht kësaj, projektligji nuk është dërguar ende në Qeveri.
Me ketë projektligj ndërmarrja më e madhe në Kosovë do të ketë karakterin e ndërmarrjes publiko-qendrore me mundësi të partneritetit publiko-privat.

Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Mustafa, ka thënë se projektligji është në fazën finale të hartimit. Ai thotë se prej momentit që projektligj arrin në Qeveri do të procedohet për miratim dhe më pas do të dërgohet në Kuvend për miratim.

Gazeta Zëri,  04.07.2016