Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Në gatishmëri 500 punonjës

Operator ii Shpërndarjes së Energjisë mbylli remontet që vijonin prej disa ditësh në vijën bregdetare duke i dhënë kështu fund ndërprerjeve të energjisë.

Në një deklaratë para mediave kreu i Divizionit të Shpërndarjes Petraq Lika u shpreh se gjatë sezonit turistik nuk do të ketë më remonte dhe se tashmë janë rreth 500 punonjës në gatishëri në agjencitë pranë vijës bregdetare në vend.

Remontet e OSHEE kishin disa ditë që kishin filluar dhe ngjallën edhe reagime pakënaqësie për shkak të ndërprerjeve në Jug. Për të ulur ndikimin këto remonte u zhvendosën gjatë natës.

OSHEE ka mbyllur remontet në gjithë vijën bregdetare në vend.  Kompania bëri me dije se nuk do të kenë më ndërprerje dhe se në gatishëmri janë 500 punonjës në qytetet që kanë pikun e sezonit turistik.  

Scan Tv,  01.07.2016