Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: Census për klientët e OSHEE

OSHEE-ja do të organizojë një tender për regjistrimin e të gjithë klientëve. Censusi i klientëve pritet të shmangë paqartësitë dhe abuzimet e abonentëve.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, tha se inventari i abonentëve është i domosdoshëm dhe vjen si pjesë e projektit të rimëkëmbjes financiare edhe në sektorin energjetik.

“Po do të bëhet tender për censusin e klientëve pasi nuk ka listë të qartë. Nuk ka census për kontratat e energjisë. Të bësh inventarin e klientëve është gjëja më e rëndësishme. Janë 100 biznese që figurojnë familjarë. Investimi është i nevojshëm dhe pjesë e rimëkëmbjes financiare” tha Gjiknuri.

Gazeta Shekulli,  01.07.2016