Trepça dhe investimet e Serbisë e Kosovës
Derisa “Trepça” në veri të Kosovës nuk përballet me probleme të mëdha, pasi që shteti i Serbisë investon edhe me mjete buxhetore edhe me kuadër profesional, sa herë që ajo ndodhet në krizë, “Trepça” në jug përballet me vështirësi të mëdha dhe ndodhet buzë falimentimit, për shkak se shteti i Kosovës nuk investon asnjë cent
Gjiganti kosovar “Trepça” i ndarë në dy pjesë dhe i cili menaxhohet edhe nga serbët edhe nga shqiptarët, dikur ka punësuar një numër të madh të punëtorëve, ndërkohë tani, 17 vjet pas përfundimit të luftës, ndodhet buzë falimentimit.
Fjala “falimentim”, mbase nuk vlen për “Trepçën” në veri, e cila menaxhohet nga Jovan Dimkiq, pasi që, siç ka thënë ai, sa herë që “Trepça” ndodhet në krizë, atëherë është shteti i Serbisë, i cili ndërhyn për të financuar edhe me mjete buxhetore e edhe me kuadër profesional.
Drejtori i “Trepçës – Veri”, Jovan Dimkiq, u ka thënë medieve serbe se kombinati afaron pozitivisht dhe se pagat e punëtorëve sigurohen me kohë nga mjetet që sigurohen me transportin e xehes së plumbit dhe të zinkut, nga dy minierat, “Bello Berdo” dhe “Crnac”.
Gazeta Zëri, 30.06.2016