Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Impuls Solar 2” ulet në Spanjë

Një aeroplan që funksionon tërësisht me energji diellore u ul sot në mëngjes në Sevilje të Spanjës, pas një udhëtimi prej 71 orësh nga Nju Jorku.

Avioni Impulsi Solar 2, i cili ka vetëm një ndënjëse, u nis nga aeroporti John Kennedy i Nju Jorkut të hënën në mëngjes, për fazën e 15-të udhëtimit të tij rreth botës.

Avioni fluturon me një shpejtësi mesatare prej 70 kilometrash në orë.

Solar Impulse 2 është i ndërtuar me fibër karboni dhe peshon pothuajse sa një automobil. Krahët e tij arrijnë një gjatësi të përgjithshme prej 72 metrash, më shumë se sa ato të një Boeingu 747.

Në krahë janë montuar 17 mijë qeliza diellore, të cilat shfrytëzojnë energjinë e diellit për të ngarkuar bateritë në bord.

Zëri i Amerikës,  28.06.2016