Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

UNDP lufton korrupsionin në industrinë nxjerrëse

Zyra e Programit Zhvillimor të OKB-së në Kosovë (UNDP) organizon sot tryezë diskutimi me temën “Vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni në industrinë nxjerrëse: Gjetjet dhe rekomandimet”.

Në këtë tryezë do të prezentohet raporti mbi gjendjen dhe shkallën e rrezikshmërisë së korrupsionit në industrinë nxjerrëse në vend.

Në panel do të jenë: Alessandra Roccasalvo, Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Blerand Stavileci, Ministër, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, dhe Patrick Etienne, Drejtor i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë. Përfaqësues nga shoqëria civile dhe OJQ të ndryshme poshtu do të jenë prezent.

Raporti ka identifikuar pikat e rrezikshmërisë së industrisë së nxjerrëse në vend, në të cilat korrupsioni ka hapësirë të zhvillohet. Raporti poashtu jep rekomandime se çfarë masa duhet të ndërmerren për të adresuar pikat që janë me rrezikshmëri të lartë për korrupsion.

Ky aktivitet është vazhdimësi e aktiviteteve të projektit anti-korrupsion të UNDP-së (SAEK) për të luftuar korrupsionin dhe përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Projekt anti-korrupsion i UNDP-së (SAEK) mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC) dhe Agjencia Daneze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (DANIDA).

Agjensia e lajmeve ekonomia,  29.06.2016