Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Policia, aksion për energjinë elektrike

Policia vazhdon aksionin për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme, konkretisht në parandalimin dhe goditjen e  vjedhjes së energjisë elektrike, në  parandalimin  e ndërtimeve të paligjshme, prerjen e  paligjshme të pyjeve, si dhe  organizimin e lotarive të palejuara.

Në kuadër të këtij aksioni i janë arrestuar 5 persona, për vjedhje të energjisë elektike ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 12 do ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërsa në fushën e ndërtimeve të paligjshme, janë arrestuar 2 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona dhe 8 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 5 raste me 5 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit  ka evidentuar 4 raste me 4 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme.

Shqiptarja.com  27.06.2016