Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tmava: Trepça është e Kosovës

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka reaguar pas deklaratave të kryetarëve serbë të komunave të Kosovës, të cilët janë zotuar se me përkrahjen e Qeverisë së Serbisë do të vihen në mbrojtje të “Trepçës”. Sipas tij, “Trepça” është një dhe e pandashme

Zotimi i gjashtë kryetarëve të komunave me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Artanë dhe Graçanicë, para ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, se do të vihen në mbrojtje të “Trepçës” duke insistuar që vendimet për fatin e “Trepçës” nuk mund të jenë të njëanshme dhe se për çdo vendim duhet të pyeten edhe ata, duke pasur parasysh, siç kanë thënë, në faktin “se kapacitetet kryesore të këtij sistemi ndodhen në territorin e komunave me shumicë serbe”, kanë ngjallur reagimin e njohëse të rrethanave, ekonomistëve dhe ekspertëve të fushës së minierave në komunën e Mitrovicës.

Ata vlerësojnë se pas vendimit të kryetarëve të komunave me shumicë serbe, se do ta mbrojnë “Trepçën”, qëndron Serbia, por ka edhe të atillë që vlerësojnë se kryetarët serbë janë inkurajuar me decentralizimin dhe me projektin e “Zajednicës”, sipas të cilës për pjesën e “Trepçës” që shtrihet nëpër territoret e komunave me shumicë serbe pyeten ata vetë.

Gazeta Zëri,  24.06.2016