Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE modernizon sportelet e shërbimit ndaj klientit

Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri shoqëruar nga administratori i OSHEE-së z.Adrian Çela inauguruan përfundimin e modernizimit të sportelit të parë të Kujdesit ndaj Klientit në Tiranë. Projekti i investimit për menaxhimin e fluksit të rradhëve në sportelet e kompanisë në këtë fazë të parë do të shtrihet në 14 sportele të shpërndara në 10 rajone në gjithë vendin.

Me anë të këtij sistemi modern elektronik, kompania monitoron me kamera dhe asiston në çdo hap/procedure trajtimin e klienteve, që nga momenti i paraqitjes në sportel, deri në mbyllje të ciklit.

Në momentin që paraqitet ne KNK, klienti pajiset me një numër nga kioska e informacionit, me ndihmën e specialistit për përdorimin e pajisjes. Kioska elektronike ka disa opsione zgjedhjeje për të shtypur butonin e marrjes se shërbimit. Numri që klienti zgjedh përkon me numrin e tavolinës/sportelit ku do të shërbehet. Përmes këtij sistemi bëhet e mundur menaxhimi i rradhës së klientëve, shkurtohet koha e pritjes së tyre pasi krijohet një standard kohor për çdo kërkesë/ankesë.

Ministri Gjiknuri deklaroi se konsumatori është aksioneri i vetëm i këtij aseti të rëndësishëm kombëtar që është shpërndarja e energjisë elektrike. “E kemi thënë që çdo kontribut i konsumatorëve shqiptar me pagesat është kontribut për veten e tyre. Këto investime shumë moderne që po bëjmë për të gjithë zyrat e klientit kanë në fokus konsumatorin shqiptar i cili meriton përgëzime për bashkëpunimin, gatishmërinë që ka treguar dhe e ka kuptuar që pagesa e energjisë elektrike nuk është taksë, por është një kontribut për një cilësi më të mirë për jetën e tyre”, theksoi z.Gjiknuri.

Sipas tij, po ndodh dhe po bëhen investimet më të mëdha që janë kryer ndonjëherë qoftë pajisjen me matësa për matjen e energjisë elektrike që konsumon çdo qytetar, por mbi të gjitha edhe me këto shërbime shumë moderne, të monitorueshme që çdo punonjës të jetë përgjegjës edhe për vonesat karshi qytetarëve kur ata ngrenë probleme të ndryshme.

Administratori i OSHEE-së Adrian Çela tha se “Zyrat e Shërbimit ndaj Klientit do të jenë një lloj banke jo vetëm nga vlera monetare, por edhe nga mënyra e shërbimit. Pra, po i paraqesim klientit një fytyrë tjetër të kompanisë. Të gjitha punëtorët janë të indentifikueshëm me emër-mbiemër. I krijohet mundësia edhe abonentëve për ankimime që mund të kenë, ta shohin qartë, ku dhe si ka mbetur procedura që ato po aplikojnë. Ne kemi për secilin aplikim disa afate të cilat janë lehtësisht të identifikueshme nga abonentët. Edhe këtu kur të vijnë do të kenë afatin që duhet të kthehet përgjigje. Duhet të kemi të qartë diçka që secili nga qytetarët kur të bëjë aplikimin apo kur të bëjë ankimimin duhet të dorëzojë edhe një dokumentacion të nevojshëm për ne, për ti shqyrtuar dhe për ti kthyer përgjigje”.

Investimi i ri do të rrisë cilësinë e shërbimit, ndihmon në monitorimin e performancës së punonjësve duke matur kohën e secilit që shpenzon me çdo abonent. Punonjësit e OSHEE monitorohen me kamera (video/audio) dhe përmes sistemit të ri evidentohet përgjegjësia e specialistit pasi çdokush e ka të përcaktuar hallkën e tij.

Faza e parë përfshin modernizimin e 4 KNK-ve në Tiranë, një në Kamëz dhe 9 të tjerat përkatësisht në Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Lushnje, Pogradec, Berat, Vlorë dhe Korçë.

energjia.al  24.06.2016