Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Avancojnë punimet për hapjen e traverbankut të Klosit

Tetëmbëdhjetë vjet pas braktisjes, një nga projektet e rëndësisë së veçantë për industrinë minerare, traverbanku i Klosit ka avancuar punimet, e rifilluara në gusht të vitit 2015, me mbështetjen që iu dha nga Ministria e Energjetkës dhe Industrisë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga minstri i Energjetikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ishte sot në minierën e Bulqizës, ku kompania po investon 5.8 milionë dollarë për zhvillimin e këtij projekti që përbën një hallkë të rëndësishme në ciklin e mbyllur prodhim-përpunim. Përmes tij, minerali do të transportohet nga niveli i pestë i minierës drejt impiantit të seleksionimit të kromit në Klos. Sipas drejtuesve të kompanisë, rëndësia primare në projekt është se shmnag përmbytjen e minierës dhe rrit sigurinë në punë.

“Është një investim prej 5.8 milionë dollarë që ka filluar në gusht të vitit 2015 është pjesë e kompleksit minerar të Bulqizës dhe qëllimi kryesor që ka është i shërben sigurisë në punë, eliminon një herë  e mirë mundësinë e përmbytjes së minierës së Bulqizës, pra, sigurinë e jetës së njerëzve së pari. Paralelisht me zhvillimin e minierës së Bulqizës dhe të vendburimit të Qafë Buallit parashikohet që minerali i Bulqizës të transportohet me anë të një linje hekurudhore në impiantin e seleksionimit të Klosit, ku pasi të përpunohet të shkojë në uzinat e Ferro-kromit. Impianti i Klosit është gati, janë investuar rreth 1.2 milionë dollarë,” – shpjegoi projektin drejtuesi i kompanisë.

Inxhinieri, i cili 18 vjet më parë ishte pjesë e punimeve për ndërtimin e traverbankut dhe sërish sot, me një ekip prej 60 vetash, i ka rinisur ato, e vlerësoi projektin me një rëndësi të veçantë për zhvillimin e minierës dhe të industrisë minerare. Kryeministri Rama vuri theksin tek rëndësia e investimeve që riaktivizimin e industrisë përpunuese, që i jep një vlerë të shtuar kësaj industrie. “Gjëja më e rëndësishme është se ne kalojmë në përpunim. Përpunimi rrit gjithë vlerën e shtuar dhe nga ana tjetër sjell edhe rritje punësimi, rrogash e mirëqenie.”

energjia.al   22.06.2016