Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Abonenti kërcënon punonjësin e OSHEE

OSHEE ka vijuar fushatën për vendosjen e matësve të energjisë elektrike, por punonjësit janë përballur edhe me banorët të cilët nuk pranojnë vendosjen e matësve.

OSHEE bën të ditur se sot një prej abonentëve ka kërcuar me armë punonjësin, por më pas është arrestuar. Ndërsa janë proceduar penalisht edhe 3 abonentë të tjerë.

“Abonentë në zona të ndryshme të vendit pengojnë vendosjen e matësve, por çdo abonent që nuk pranon vendosjen e matësve shënohet në procesverbal. Për të gjithë këta abonentë që kundërshtojnë vendosjen e matësve do të këtë ndërprerje të energjisë elektrike”, thuhet një njoftimin e OSHEE.

Ky isntitucion i bën thirrje abonentëve që të bashkëpunojnë për vendosjen e matësve të energjisë elektrike.

Ora News,  21.06.2016