Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqia, ndër eksportuesit më të mëdhenj të gazit

Sipas “Raportit të Statistikave të Energjisë Botërore BP”, vitin e kaluar, në tregtinë e gazit natyror me linjat e shtruara gazsjellëse, ndër vendet e Evropës, Turqia u radhit e treta pas Gjermanisë dhe Italisë.

Gjermania, vitin e kaluar, ishte vendi që importoi më tepër gaz natyror nga gazsjellësi në Evropë me përkatësisht 104 miliardë metra kub.

Italia me 50 miliardë metra kub u rendit e dyta ndërsa Turqia ishte e treta me 39,7 metrakub gaz natyror.

Turqia ndiqet nga Franca me 35,9 metra kub dhe Holanda me 30,2 miliardë metrakub gaz natyror.

Vendi që Turqia ka preferuar të blejë më shumë gaz natyror nëpërmjet gazsjellësve është Rusia me 26,6 miliardë metrakub, kurse vendi nga i cili preferon të bëjë import të gazit LNG është Algjeria me 3,8 miliardë metrakub gaz natyror.

Revista Monitor,  20.06.2016