Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kush bën lidhje të paligjshme paguan dëmin

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar nisjen e shqyrtimit të metodologjisë që do të llogarisë tashmë dëmin që i shkaktohet operatorit të shpërndarjes në rastet kur ka ndërhyrje të jashtligjshme në rrjet.

Deri më tani edhe pse ka një metodologji më të hershme zbatimi i saj për llogaritjen e dëmit ka qenë thuajse inekzistent. Me medotologjinë e re pritet që çdo konsumator që ndërhyn në matës, ka lidhje të dyfishtë, apo ndëhyn diku në mes nga pika e shpërndarjes deri tek matësi do të paguajë edhe dëmin në para.

Kjo synon që të dekurajojë ndrhyrjet e jashtligjshme të cilat pa nisur aksioni kundër vjedhjes së energjisë ishin në nivele alarmante ndërsa tani kanë ardhur në reduktim të dukshëm.

Medodologjia përcakton koston që paguan klienti kur ka dëmtuar matësin e vendosur nga shpërndarja, rrjetin ku është lidhur si dhe sasinë e energjisë që është konsumuar e pafaturuar si efekt e kësaj ndërhyrjeje.

Anëtarët e Bordit të ERE-s miratuan nisjen e procedurës për këtë medodologji por u kërkua që nga ana e OSHEE të detajohen më mirë rastet kur një ndërhyrje quhet e jashtligjshme. Kurse ERE nga ana e saj do të bëjë një analizë mbi zbatimin e metodologjisë së vjetër dhe funksionimin e saj për të përmirësuar pikat e nevojshme në metodogjinë e re.

Scan TV,  17.06.2016