Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, riparohen defektet nga moti i keq

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se falë punës intensive të punonjësve të OSHEE, është normalizuar furnizimi me energji elektrike në vend.

Nga informacioni i dispecerisë qendrore të OSHEE, deri dje në orën 14:00 janë riparuar të gjitha defektet në linjat e tensionit të mesëm e të lartë që u dëmtuan si pasojë e motit të keq, një ditë më parë.

Pa energji është vetëm n/stacioni i Smokthinës për shkak të dëmtimit të transformatorit.

Rreth 1700 punonjës të OSHEE, të organizuar në brigada pune kanë bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike në të gjithë zonat urbane, ndërkohë vijon puna dhe në zonat rurale të prekura, nga defektet në rrjetin e shpërndarjes.

Nga informacioni i orës 14:00, marrë nga dispeceria qendrore në OSHEE, e cila koordinon të dhënat me zyrat rajonale të dispecerisë në të gjithë vendin, pa energji janë:

Rajoni Berat:   Komuna Remas, Divjakë, Mertisht, Hysgjokaj

Rajoni Burrel: Rrëshen

Rajoni Berat:   Potom

Rajoni Durrës: Likesaj

Rajoni Elbasan: pjesërisht Lunik

Rajoni Vlorë: Radhimë, Gorisht

Rajoni Fier: pjesërisht Cakran

Rajoni Korcë: pjesërisht Liqenas, pjesërisht Lozhan

Rajoni Shkodër: pjesërisht Zejmen

Rajoni Tiranë: pjesërisht Zall Bastar, pjesërisht Ndroq, pjesërisht Paskuqan

energjia.al  15.06.2016