Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëmtohen kabujt nëntokësorë në Lezhë

Gjysma e qytetit të Lezhës ka mbetur pa energji elektrike dhe shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi i kabujve nëntokësor të tensionit të mesëm të transmetimit të energjisë elektrike.

Sipas të dhënave, pa drita aktualisht janë disa zona si ajo e Spitalit,  Zejmenit etj.

Me të marrë informacionin, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur drejt vendit ku ndodhi dëmtimi grupet e elektriçistëve të cilët kanë nisur punën për riparimin e defektit i cili më pas mund të sjellë edhe rikthimin e energjisë.

Qytetarët shprehen se ndërprerjet e shpeshta të energjisë janë kthyer në një refren të përditshëm për Lezhën duke deklaruar se nga luhatjet e tensionit shpesh herë kanë edhe dëmtime në pajisjet elektroshtëpiake.
Sinkron Qytetar

Kjo është hera e dytë në harkun kohor të tre ditëve që Lezhë vuan mungesën e energjisë elektrike për orë të tëra, ndërsa është bërë e ditur shpërthimi i kabujve ka ardhur si pasojë e lagështirës nga reshjet e shiut.

Shqiptarja.com  15.06.2016