Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Moti, OSHEE vijon riparimin e avarive

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po vijon punën në terren për eliminimin e avarive të shkaktuara në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje dhe përmbytjeve ditën e djeshme, më 13 qershor.

Brigadat e avarive ku bëjnë pjesë rreth 1700 punonjës nga 10 drejtoritë rajonale të OSHEE kanë riparuar një pjesë të mirë të defekteve, duke rikthyer energjinë tek abonentët.

Ditën e sotme vijon puna për riparimin e defektit në n/stacionin Ardenicë, Karavasta, Libofsh dhe n/stacionin Smokthinë.

Nga informacioni i orës 08:00 i ditës së sotme, marrë nga dispeceria qendrore në OSHEE, e cila koordinon të dhënat me zyrat rajonale të dispecerisë në të gjithë vendin, pa energji janë aktualisht:

Rajoni Berat:   Komuna Remas, Divjakë, Mertisht, Hysgjokaj

Rajoni Burrel: Rrëshen

Rajoni Durres: Kënetë, Likesaj, Xhafzotaj, Hamallaj, Sukth, pjesërisht Fushë-Krujë

Rajoni Elbasan: Bradashesh

Rajoni Vlorë: Himarë, Radhimë, Gorisht, Xhuherinë, Treblovë

Rajoni Fier: pjesërisht Ballsh

Rajoni Korcë: pjesërisht Pojan, Barmash, Liqenas, Progër

Rajoni Shkodër: Iballë, Zejmen, pjesërisht Koman, pjesërisht Buzë Uji

Rajoni Tiranë: pjesërisht Kodra e Priftit, Zall-Bastar, pjesërisht Ndroq

energjia.al  14.06.2016