Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Brenda javës përfundon instalimi i matësave në Durrës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhet në fazën përfundimtare të pajisjes së abonentëve me matësa edhe në rajonin e Durrësit që përfshin edhe Kavajën e Krujën.

Në përfundim të këtij procesi për agjencinë e Kavajës, kreu rajonal i OSHEE-së Plator Mehmeti tha se është duke u përmbushur tanimë angazhimi i kompanisë dhe qeverisë për eliminimin e faturimeve aforfe dhe pajisjen e të gjithë konsumatorëve me matësa.

Në Kavajë u vendosën 600 matësat e fundit për abonentët familjarë dhe privatë të cilët shtrihen një pjesë e mirë në zona te rëndësishme turistike bregdetare.

“Procesi po ecën me ritme optimiste dhe brenda javës do të mbyllet instalimi i matësave për abonentët që faturohen aforfe për Durrësin dhe Shijakun. Angazhimi ynë ligjor është për ta mbyllur procesin e heqjes se aforfesë brenda muajit Qershor. Me këtë rast, dua t’i bëj thirrje të gjithë abonentëve të mos pengojnë procesin, t’i përgjigjen pozitivisht bashkëpunimit me strukturat e OSHEE-së, të cilat janë duke punuar edhe gjatë orarit të pasdites”, u shpreh z.Mehmeti.

Në Korrik, shtoi ai, çdo abonenti që është pa matës do t’i ndërpritet energjia elektrike, sikurse kush e dëmton pajisjen do të procedohet penalisht.

OSHEE sqaron se procesi i vendosjes së matësave mbyllet në Qershor, që do të thotë se faturat reale të nxjerra nga sahati do të gjenerohen në fundit të Korrikut për tu paguar në Gusht.

energjia.al  11.06.2016