Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berat, OSHEE investon 120 mln lekë

OSHEE ka investuar 120 milionë lekë në rajonin e Beratit, duke përmirësuar kështu cilësinë e furnizimit me energji elektrike ndaj konsumatorëve, por duke ulur edhe humbjet. Këto investime konsistojnë më tepër në përmirësimin e rrjetit të tensionit të ulët në linja ABC, ndërtimin dhe rikonstruksionin e mbi 23 kabinave, dhe përmirësimin e rrjetit të tensionit të mesëm.

“Synim kemi patur të investojmë në ato zona ku rrjeti elektrik është tejet i amortizuar dhe me humbje të mëdha. Për theksuar është rrjeti në Kuçovë, ku jemi duke investuar aktualisht me fondet e OSHEE. Linja e tensionit të mesëm është ndërtuar nga italianët në vitet ’30, atëherë kur kërkonin naftë, dhe tani jemi duke e zëvendësuar”, deklaroi për mediat drejtori I OSHEE-së, për rajonin e Beratit, z.Kreshnik Hajdari.

Paralelisht me këto investime, po punohet edhe për vendosjen e matësave në të gjithë rajonin. “Brenda muajit qershor do të mbyllet i gjithë procesi i vendosjes së matësave. Kompania po sistemon edhe ato pak abonentë që kanë mbetur në zonën e Beratit për matësa”, theksoi Hajdari.

Për vitin 2017, në Berat parashikohen të investohen edhe në dy kabinat e mbetura (në zonat Lavanderi dhe Banjo e Re), duke mbyllur përfundimisht plotësimin e qytetit me furnizim të rrjetit 20 kV.

energjia.al  07.06.2016