Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Debitorët e OSHEE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri me dije se nga fillimi i aplikimit të skemave lehtësuese në dhjetor 2014 e deri në fund të majit 2016 janë nënshkruar 429 mijë aktmarrveshje.

Të gjithë ata konsumatorë që kanë pasur detyrime të akumuluara ndër vite kanë lidhur kontrata me OSHEE duke zgjedhur njërën nga skemat e vëna në dispozicion ku ndër më të sukseshme kanë qenë ato të shlyerjes së menjëhershme të detyrimit që reduktonin pjesën e kamatvonesës në përqindje të lartë.

Vetëm nga kjo praktikë është mundur që të redutkohet një nivel kamatvonese prej 45 milionë dollarë. Të dhënat tregojnë se 215,149 abonentë kanë përfituar reduktim të kamatës në masën 70-80% si pagues të menjëhershëm të detyrimit, kurse 114,841 abonentë familjarë kanë lidhur aktmarrëveshje duke e paguar detyrimin me 2500 lekë kësti në muaj.

OSHEE nga ana tjetër bën me dije se mbeten në fuqi deri në fund të vitit skemat që lehtësojnë pensionistët nga detyrimet e mëparshme kur shlyejnë me korrektesë faturat korrente, ata që kanë aktmarrveshje dhe që ju reduktohet kësti.

Sakaq deri në fund të qershorit mbetet në fuqi afati për përditësimin e kontratave provizore të konsumtorëve si dhe skemat për detyrimet e prapambetura të konsuamtorëve familjarë që përpjeston në mënyrë të drejtë kufirin maksimal të borxhit me numrin e kësteve ku ekstremi i sipërm është ai me detyrimin mbi 3.5 milionë lekë dhe me një numër këstesh 168.

Scan TV,   06.06.2016