Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës në nivele të qëndrueshme

Çmimet e naftës kanë qenë të qëndrueshme këtë të enjte, në pritje të një takimit të OPEC-ut në Vjenë, ku sipas analistëve pritshmëritë janë që nuk do të përfundojë me kufizime për prodhimin e naftës bruto.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u tregtua me 49.75 dollarë për fuçi, rreth 3 cent më shumë, ndërsa treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ra me 6 cent dhe u tregtua me 48.95 dollarë për fuçi.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) do të vendoset në një tjetër përballje mes rivalëve të Arabisë Saudite dhe Iranit, gajtë mbledhjes që do të mbahet në kryeqytetin austriak, me Riyadh-in që do përpiqet për të vendosur një koordinim formal dhe objektiv të prodhimit të naftës, por Teherani do të refuzojë të bashkëpunojë.

Që prej janarit të këtij viti, çmimet e naftës janë dyfishuar me aftërsisht 26 dollarë për fuçi dhe në të njejtën kohë prodhimi total i OPEC-ut u rrit me rreth 100,000 fuçi, pavarësisht ndërprerjeve të shumta në Nigeri.

Revista Monitor,  04.06.2016