Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers njofton miratimin e shitjes nga aksionerët

Njoftim i Bankers Petroleum:

Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të njoftojë se ka marrë miratimin e aksionerëve të Bankers për marrëveshjen e propozuar  me degën e Geo-Jade Petroleum Corporation. Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të blejë të gjitha aksionet e emetuara dhe të përbashkëta të Bankers përmes degëve të saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion.

Marrëveshja u miratua nga 97% e votave të aksionerëve të pranishëm personalisht ose të përfaqësuar me prokurë në takimin e veçantë të aksionerëve që u mbajt dje.

Përfundimi i Marrëveshjes është subjekt i miratimeve rregullatore mbështetur në Aktin e Investimeve Kanada dhe Administratën Kineze Shtetërore të Këmbimit Valutor (SAFE). Bankers është informuar ndërkohë se Industry Canada që operon nën Aktin e Investimeve Kanada e ka zgjatur afatin për shqyrtimin e marrëveshjes deri më 27 qershor 2016. Për shkak të kësaj zgjatjeje, kompania tani parashikon mbylljen e marrëveshjes në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.

Pas përfundimit me sukses të marrëveshjes aksionet Bankers do të çregjistrohen nga bursa e Torontos (“TSX”) dhe nga Bursa AIM e Londrës.

Qarkorja informuese menaxheriale e Bankers, që daton më19 prill 2016  e përgatitur për Marrëveshjen jep informacion të rëndësishëm rreth Bankers dhe marrëveshjes. Qarkorja është e disponueshme në Sedar dhe në faqen zyrtare të Bankers (www.bankerspetroleum.com).

energjia.al  01.06.2016