Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, starton tenderi për regjistrimin derë më derë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të nisë shumë shpejt regjistrimin e konsumatorëve derë më derë. Ky projekt do të jetë për nevojat e OSHEE për të detajuar konsumatorët në prag të liberalizimit të tregut dhe formalizimin e plotë të tyre në pagesën e energjisë elektrike.

Për të realizuar këtë mision, OSHEE ka startuar një tender 850 milionë lekë, ose afërisht 7 milionë dollarë. Burimi i financimit do të jetë nga te ardhurat e OSHEE sh.a dhe të buxhetit të shtetit.

Agjencia e prokurimit njoftoi se emër të OSHEE se, ofertat do të pranohen deri me 7 korrik të këtij viti. Kompanitë pjesëmarrëse do të dorëzojnë produktin (te dhënat për konsumatorët) pas gjashtë muajsh nga nënshkrimi i kontratës.

Sipas shpalljes për tender, identifikimi i konsumatorëve dere me derë do të bëhet për një rakordim me të dhënat që ka regjistri i gjendjes civile.

OSHE qysh prej vitit të kaluar ka përfshirë në një proces indentifikimi të gjithë konsumatorët duke nisur fillimisht me bizneset. Është tashmë gati një regjistër me konsumatorët më të mëdhenj mbi 35 kilovolt dhe me fashat e tjera me poshtë këtij konsumi.

Harta e re konsumatorëve ka si qëllim kryesor reduktimin e humbjeve në rrjetin e energjisë elektrike për të arritur objektivat që janë dhënë në strategjinë që aplikohet në sektor.

Kjo hartë pritet ti shërbejë OSHEE për të racionalizuar edhe investimet në rrjet në të ardhmen.

Revista Monitor,  31.05.2016